Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Zëdhënësi i Dhomave të Speclializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka folur rreth ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Doyle, në një përgjigje për T7, ka thënë se Specialja nuk është konsultuar sa i përket ndryshimeve dhe ka thënë se si Gjykatë do të jenë të fokusuar për përmbushjen e mandatit.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka deklaruar Doyle.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër