Gjykatat me mbi 149 mijë lëndë të pazgjidhura, mungesa e kuadrit thellon problemin

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator Zhurnal.mk – Gjykatat në Maqedoninë e Veriut e kanë përfunduar tremujorin e dytë të vitit 2026 me 149.415 lëndë të pazgjidhura, ndërsa puna e tyre në nivel shtetëror është vlerësuar si joefikase.

Sipas të dhënave të prezantuara në Këshillin Gjyqësor, nga prilli deri në qershor gjykatat kishin gjithsej 269.197 lëndë në punë, prej të cilave zgjidhën 119.782. Në fund të periudhës mbetën 2.127 lëndë më shumë të pazgjidhura krahasuar me fillimin e tremujorit.

Si një nga problemet kryesore vazhdon të përmendet mungesa e gjyqtarëve dhe nëpunësve gjyqësorë.

Gjykata Administrative dhe ajo e Lartë Administrative janë vlerësuar si joefikase, ndërsa Gjykata Supreme si efikase, edhe pse funksionon me vetëm 14 nga 28 gjyqtarët e paraparë.

Situatë problematike është evidentuar edhe në disa gjykata themelore. Gjykata e Berovës, sipas raportit, praktikisht nuk funksionon për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe kuadrit profesional.

Në rajonin e Gostivarit, Gjykata Themelore e Tetovës kishte mbi 21 mijë lëndë në punë, ndërsa tremujorin e përfundoi me 8.346 të pazgjidhura. Gjykata e Gostivarit, ndërkaq, është vlerësuar si efikase.

Ngarkesën më të madhe e ka Gjykata Themelore Civile në Shkup, e cila në fund të qershorit kishte 24.298 lëndë të pazgjidhura. Si joefikase janë vlerësuar edhe gjykatat në Kumanovë, Tetovë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Prilep dhe disa qytete të tjera. Burimi: 4news.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër