‘Nga Veliaj te Belinda, të gjithë jashtë burgut’, Shehaj: Rama sjell në parlament ligjin në mbrojtje të të korruptuarve

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë të lirojnë bashkëpunëtorët e tij që janë nën hetim apo përballë drejtësisë.

“Edi Rama doli zbuluar! Ja ku e keni projektligjin nëpërmjet të cilit do të nxjerrë nga burgu Erion Veliajn dhe do të pengojë arrestimin e Belinda Ballukut dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të akuzuar për korrupsion”, deklaroi Shehaj.

Sipas kryetarit të Partisë Mundësia, projektligji kufizon arrestin me burg dhe vendos kufij të rinj për mbledhjen e provave nga pajisjet elektronike.

“Projektligji detyron gjykatat të rishikojnë brenda 60 ditëve masat e sigurimit që janë sot në fuqi. Kufizon arrestin me burg dhe në plot raste e bën atë të pamundur. Po ashtu, vendos kufij për marrjen e provave nga celularët dhe kompjuterët.”

Sipas Shehajt, ndryshimet synojnë të dobësojnë instrumentet që drejtësia ka në dispozicion.

“Rama i pret krahët drejtësisë me projektligjin e sotëm. Si e si të ndalojë drejtësinë.”

Në fund, ai bëri thirrje për mbështetjen e institucioneve të drejtësisë.

“Prandaj duhet të mbështesim drejtësinë, sepse nëse këtë luftë e fiton Rama, do të humbasim të gjithë. Do të humbasim të ardhmen tonë.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër