Në prill të këtij viti, ilustruesja 80-vjeçare kineze Cai Gao fitoi çmimin “Hans Christian Andersen (HCA)”. Kjo është hera e parë që ky çmim, nderimi më i lartë ndërkombëtar për shkrimtarët dhe ilustruesit e letërsisë për fëmijë, jepet për një piktor ilustrues kinez.
Sot, duke përdorur mjetet e inteligjencës artificiale, mund të bëhet një pikturë e bukur brenda sekondash, ndërsa mjeshtëria e pikturimit është bërë “e pavlerë”. Kur pragu teknik është ulur, si të ruhet epërsia e veçantë e një piktori? Përvoja e krijimtarisë e Cai-t ndoshta mund të na ndriçojë.
