Godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Durrës me 45 auditorë dhe 15 laboratorë shkencorë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Kampusi i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës ka mirëpritur studentët dhe pedagogët në këtë vit të ri akademik me infrastrukturë bashkëkohore.

Godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale, investim i qeverisë shqiptare, kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë shkencorë, salla konferencash, terrene sportive, ambiente rekreative, si edhe hapësira të gjelbra, pishinë dhe park.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga nga ky fakultet me ambiente të reja dhe moderne.

Gjithashtu është planifikuar edhe ndërtimi i një kompleksi rezidencial për akomodimin e studentëve që vijnë nga rrethet e tjera, duke e kthyer atë në një hapësirë të integruar universitare me standarde moderne.

Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit i janë bashkuar rreth 1,800 studentë të rinj, rreth 100 më shumë se një vit më parë. Në total, universiteti numëron rreth 17,500 studentë në të gjitha ciklet e studimit.

Ndër programet më të kërkuara këtë vit janë Administrim Biznesi dhe Financë-Kontabilitet, si në programet që zhvillohen në gjuhën shqipe, ashtu edhe në programet e përbashkëta me Institutin Politeknik të Bragançës në Portugali.

UAMD ofron një sërë programesh në 5 fakultetet e saj, në fusha si shkencat mjekësore teknike, teknologjia, biznesi, turizmi, edukimi, drejtësia dhe shkencat sociale.

Në ofertën e re këtë vit është edhe programi profesional dy-vjeçar “Guidë Turistike”, i cili synon të lidhë formimin universitar me njohjen profesionale dhe licencimin e guidave turistike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër