Ali Ahmeti pranon një pikturë me dëshmorët e kombit

Nga B.M
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka pranuar një pikturë me dëshmorët e kombit.
“Kjo pikturë përmbledh në vetvete rrugëtimin e brezave liridashës, duke ruajtur kujtesën për ata që i paraprinë luftës çlirimtare dhe duke pasqyruar guximin, sakrificën dhe idealin e tyre për liri.

Si dhuratë e çmuar nga miku im Elmedin Asani, kjo vepër ka një domethënie të veçantë për mua dhe zë vend nderi në zyrën time dhe në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Heronjtë e paraqitur në këtë pikturë janë vëllezërit dhe bashkëluftëtarët e mi, me të cilët ndamë ëndrrën për liri, barrën e një detyre të shenjtë dhe besimin e palëkundur se vendi ynë do të ngrihej i lirë dhe dinjitoz për brezat që vijnë. Ata përbëjnë bërthamën e rezistencës dhe të çlirimit të Kosovës, nga Drenica, Llapi dhe Dukagjini, një brez i pathyeshëm që i dha vendit lirinë.

Kjo vepër do të mbetet përherë dëshmi se liria nuk ishte rastësi, por fryt i bashkimit, vendosmërisë dhe sakrificës.

Lavdi dhe nderim i përjetshëm luftëtarëve të lirisë” ka shkruar Ahmeti./TS/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër