Goditje për Real Madridin para ndeshjes me Espanyolin, Mourinho konfirmon dy mungesa

Nga D V
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se Aurelien Tchouameni do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së parë të La Ligës.

Mesfushori francez është rikthyer në stërvitje pasi ka lënë pas një problem muskulor, por Mourinho ka vendosur të mos rrezikojë me të në ndeshjen hapëse të kampionatit.

Trajneri portugez ka bërë të ditur se Tchouameni nuk është ende në gjendjen optimale fizike për të zhvilluar një ndeshje, ndaj do t’i duhet edhe pak kohë për t’u rikthyer plotësisht.

“Tchouameni është mirë, por duhet të stërvitet të premten, të shtunën dhe të dielën për ta përshpejtuar rikuperimin e tij”.

“Ai erdhi në një gjendje që nuk do t’i mundësojë të jetë plotësisht i gatshëm për këtë ndeshje”, deklaroi Mourinho.

Përballjen ndaj Espanyolit do ta humbasë gjithashtu Endrick, i cili nuk ka arritur të rikuperohet nga një mbingarkesë muskulore.

Mourinho ka sqaruar se braziliani është mungesa e vetme e re në skuadër, krahasuar me sezonin e kaluar.

“I vetmi lojtar që mungon në këtë ndeshje dhe që nuk ishte këtu sezonin e kaluar është Endricku”, tha trajneri i Real Madridit.

Kështu, Real Madridi do ta nisë sezonin e ri në La Liga pa dy lojtarë të rëndësishëm, ndërsa Mourinho nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik me Tchouamenin, duke preferuar që francezi të rikthehet vetëm kur të jetë plotësisht i gatshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër