Gostivar: 34-vjeçari rrahu nënën dhe i mori paratë e çelësat e veturës, ngrihet kallëzim penal

Nga D. V.
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj H.S. (34) nga rrethina e Gostivarit për veprën penale “lëndim trupor”.

Sipas policisë, më 31 korrik 2026, në shtëpinë familjare, ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij, ndërsa më pas i ka marrë nga çanta të holla dhe çelësat e automjetit.

Rasti është dokumentuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër