Tetë persona arrestohen në Shkup, policia sekuestron drogë dhe thikë

Nga D. V.
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Tetë persona janë privuar nga liria gjatë kontrolleve policore të zhvilluara në lokacione të ndryshme të Shkupit, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike dhe një thikë raporton Tetovasot.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë periudhës 16/17 gusht janë arrestuar A.K. (29), F.I. (27), I.D. (33), N.Z. (18), një 16-vjeçar nga fshati Ognjanc, K.I. (28) nga Jurumleri, N.M. (40) nga vendbanimi Goce Dellçev dhe Z.Sh. (37), shtetas i Gjermanisë me qëndrim në Shtip.

Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë kokërrzore të bardhë, lëndë pluhurore të bardhë dhe një thikë.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.TS

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër