Grabiten stolitë e një gruaje 74-vjeçare, ndalohen dy persona nga Shkupi

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 prill, Zhurnal.mk – MPB njoftoi se ka ndaluar dy persona nga Shkupi, të dyshuar për grabitjen e një gruaje në urën “Goce Delçev”, ndërsa stolitë janë gjetur te ta.

“Më 11.04.2026 rreth orës 15:30, zyrtarë policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup (SPB- Shkup) privuan nga liria A.M. (39) dhe A.S. (28), të dy nga Shkupi, pas një kallëzimi të mëparshëm nga një grua 74-vjeçare nga Shkupi. Ajo kishte raportuar se rreth orës 13:05, në urën “Goce Dellçev” në Shkup, ata i kishin marrë me forcë stolitë personale që ajo kishte me vete.

Sendet e marra janë gjetur dhe do t’i kthehen pronares, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thanë nga nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër