Granatë 13.6 kilogramësh, u largua nga Liqeni i Dojranit

Nga Xh M
1,093 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dojran, 12 korrik Zhurnal.mk – Pirotekniku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zoran Pejev, largoi në mënyrë të sigurt një predhë artilerie të paeksploduar me kalibër 100 milimetra dhe peshë 13.6 kilogramë, e cila u gjet në bregun e Liqenit të Dojranit.

Siç njoftojnë nga Drejtoria, predha daton nga Lufta e Parë Botërore dhe ishte e destinuar për një obus M14 (haubicë). Sipas tyre, mjete të tilla të paeksploduara gjenden më së shpeshti në rajonet e Dojranit, Gjevgjelisë, Manastirit dhe Ohrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër