Athinë, 8 prill Zhurnal.mk – Duke filluar nga viti 2027 Greqia do të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç.
”Greqia do të jetë ndër vendet e para që do ta miratojë këtë iniciativë. Qëllimi ynë është të shtyjmë edhe vende të tjera të BE-në në këtë drejtim”, theksoi kryeministri Mitsotakis.
Duke iu drejtuar të miturve kryeministri grek tha: “Tani jam i sigurt se shumë prej jush më të rinj do të zemëroheni me mua nëse do të isha në moshën tuaj, por roli ynë nuk është të jemi të vetëkënaqur por të rritemi pa vartësi nga këto rrjete”.
