Grubi mbetet në arrest shtëpiak

Nga D. V.
132 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill, Zhurnal.mk – Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak me mbikëqyrje policore 24 orë, pasi Gjykata Penale ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së sigurisë.

Sipas informacioneve, Prokuroria ka vlerësuar se ende ekzistojnë arsyet ligjore për vazhdimin e kësaj mase, ndërsa gjykata ka vendosur që Grubi të mbetet në arrest shtëpiak deri në vendim të ri gjyqësor.

Grubi ndodhet nën këtë masë që nga kthimi i tij në vend më 23 shkurt të këtij viti, pas 14 muajsh në arrati. Ai u ndalua në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare Bllacë, me të hyrë në Maqedoninë e Veriut.

Për shkak të vlerësimeve të sigurisë, ndaj ish-zëvendëskryeministrit nuk ishte shqiptuar paraburgim efektiv, por arrest shtëpiak me mbikëqyrje të vazhdueshme policore.

Ish-funksionari i lartë akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e Lotarisë Shtetërore. Sipas Prokurorisë, Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Perparim Bajrami, dyshohet se kanë porositur aparate VLT në mënyrë të kundërligjshme dhe me këtë kanë përvetësuar rreth 8.2 milionë euro fonde shtetërore.

Procedura hetimore për rastin vazhdon, ndërsa organet e drejtësisë pritet të vendosin në fazat e ardhshme për ecurinë e procesit dhe masat e mëtejshme ndaj të dyshuarve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër