Mexhiti në Preshevë: Çairi financon kabinetin e informatikës në shkollën shqipe

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup/Preshevë, 21 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së sotme në Preshevë, ka vizituar Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, ku ka parë nga afër rezultatet e donacionit të Komunës së Çairit.

Përmes këtij donacioni, shkolla është pajisur me një kabinet modern të informatikës, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe avancimin e procesit arsimor.

Mexhiti ka theksuar se investimi në arsim, dije dhe teknologji është investim në të ardhmen e gjeneratave të reja, duke nënvizuar se solidariteti me shqiptarët e Preshevës duhet të dëshmohet përmes veprave konkrete.

“Çairi pranë Preshevës, sepse bashkëpunimi dhe solidariteti na bashkojnë!”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër