Gruda: I duam dy emra për president sepse nuk i besojmë Albin Kurtit

Nga Xh M
167 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 prill Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përpardim Gruda ka thënë se subjekti i tij dëshiron ta ketë të drejtën e propozimit të dy emrave si kandidatë për president të vendit.

Ai ka shtuar se PDK-ja e ka një kërkesë të tillë për shkak se nuk i beson Albin Kurtit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Gruda ka treguar arsyen pse sipas tij, PDK-ja e ka një kërkesë të tillë.

“E vërteta është kjo. Pse i duam dy emra? I duam sepse nuk i besojmë Albin Kurtit. Se nëse një e propozojmë ne, Vetëvendosje një tjetër, Albin Kurti në votim të fshehtë mund të ju thotë deputetëve të vet, votone kandidatin tonë.”, ka thënë Gruda.

Deputeti i PDK-së ka shtuar se takimet dhe dakordimet rreth emrit do të duhej të përfundonin para seancës dhe të njoftohej opinioni .

“Para seancës, duhet të ketë takime dhe darkodime për emrin e kandidatit. Nuk është Kurti patjetër me u pajtu me emrin që ne e propozojmë. Mund të refuzoj emra, ose të diskutohet për emra të caktuar.”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se ka pasur tendenca nga VV-ja për t’u takuar, por që një gjë të tillë, sipas tij, e kanë kërkuar pa dërguar ftesë zyrtare.

“Ka pas tendenca prapë për të arritur te takimi, por pa dërguar letër apo ftesa. Por, fakti që i resiston letrës ai, nuk don me bo procesin serioz qysh po duam ne.”, ka thënë tutje ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër