Jashari: Kurti nëse sot shkon në opozitë, nesër mund ta shihni në shesh në protestë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 prill Zhurnal.mk – Analisti politik Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike, duke theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka shprehur publikisht gatishmëri për të mbështetur një kandidat të opozitës.

Sipas Jasharit, mungesa e një deklarimi të tillë tregon për një hendek të vazhdueshëm mes pozitës dhe opozitës në çështje të rëndësishme politike.

“Albin Kurti nuk ka thënë në publik se është i gatshëm të votojë një kandidat të opozitës,” është shprehur ai.

Në vijim, ai ka vlerësuar se qasja e Kurtit në raport me zhvillimet politike është selektive dhe e varur nga interesat e momentit.

“Kurti duket që e ka lexuar një pjesë dhe po vepron sipas saj. Nëse sot shkon në opozitë, nesër mund ta shihni në shesh në protestë,” ka deklaruar Jashari.

artikuj të ndërlidhura