Bruksel/Tiranë, 2 Mars 2026, Zhurnal.mk – Grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian (PE) ka drejtuar kritika të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe partisë së tij në pushtet, për atë që e quajti “kthim prapa demokratik”, krim të organizuar në Shqipëri si dhe “kapje tështetit”.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (PPE), Dolors Montserrat, përmes një videoje kritikoi gjithashtu institucionet e Shqipërisë të kontrolluara nga Edi Rama për dëmtimin e pavarësisë së strukturave gjyqësore [prokurorëve dhe gjyqtarëve], sundimit të ligjit dhe lirisë së medias.
“Shqipëria po përjeton kthim prapa demokratik me krimin e organizuar dhe ne jemi dëshmitarë të kapjes së shtetit, mungesës së pavarësisë gjyqësore, sundimit të ligjit dhe lirisë së medias”, tha Montserrat përmes një videoje të postuar nga deputeti i opozitës shqiptare nga Partia Demokratike (PD) – e cila është anëtare e PPE – Gazment Bardhi, transmeton Zhurnal.mk.
Kritika vjen pas një vizite të anëtarëve të Parlamentit Evropian në Tiranë muajin e kaluar.
Gjatë vizitës, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të BE-së (AFET), David McAllister [poashtu nga PPE] tha se mënyra se si institucionet e Shqipërisë do ta trajtojnë rastin e të paditurës Belinda Baluku është një “provë vendimtare” për vendin kandidat të BE-së në luftën kundër korrupsionit.
“Rasti që përfshin zëvendëskryeministren Balluku është një provë kritike për Shqipërinë për të adresuar korrupsionin”, tha ai në një konferencë për shtyp në Tiranë.
McAllister tha se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri ka një rëndësi thelbësore për rrugën e vendit drejt BE-së.
Pas presionit të vazhdueshëm nga opozita dhe ligjvënësit e BE-së, Rama javën e kaluar e shkarkoi Ballukun nga qeveria, pas muajsh rezistence dhe duke e mbrojtur atë nga ndjekja penale dhe duke refuzuar t’ia heqë imunitetin parlamentar.
Për shkak të rastit Balluku, Rama dhe PS-ja e tij tani synojnë që të ndryshojnë ligjin penal për të përjashtuar anëtarët e qeverisë nga pezullimi nga Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) edhe kur ata akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, siç është rasti i Ballukut.
Opozita thotë se me ndryshimet ligjore të propozuara, Rama në fakt po përpiqet të mbrohet vet ai nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) dhe GJKKO.
Rasti i Ballukut ka shkaktuar një valë të re protestash nga PD-ja.
Partia opozitare po bën thirrje për dorëheqjen e Ramës, një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
PD-ja dhe partitë e tjera opozitare akuzojnë Ramën dhe anëtarët e tij të PS-së për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar, blerje votash dhe vjedhje votash gjithashtu.
Lufta kundër korrupsionit është një nga kërkesat kryesore të BE-së ndaj vendeve kandidate.
Shqipëria ka hapur të gjitha kapitujt e negociatave që nga kapitujt e parë në tetor 2024 dhe qeveria e saj shpreson për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.
