Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën – njerëzit që bashkëpunojnë me armikun, janë armiqë të kombit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dorëzuar dokumentacion në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Gucati i bëri në protestëne organizuar kundër vendimit në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.

“Ne e dimë se Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ne i themi Albin Kurtit që, nga sot, t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Mos i lini në qeveri njerëzit që bashkëpunojnë me armikun”, tha Gucati.

“S’na vyn një njeri në institucione. Kërkojmë dorëheqjen e saj”, ka shtuar tutje ai.

artikuj të ndërlidhura