Këto janë katër kërkesat e protestuesve, në mes tyre shkarkimi i Gërvallës dhe zhbërja e Speciales

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Në protestën e sotme të organizuar nga OVL e UÇK-së u lexuan katër kërkesat e protestuesve, për të cilat thanë se ka përgjegjësi edhe për qeveritarët edhe për Presidencën, raporton Ekonomia Online.

Në mes tyre ishte edhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke thënë: “Çka është një ministër pa popullin? Popullin nuk e keni mbrapa. Duhet të largoheni.

Kërkesat e lexuara:

Kërkesa nr.1: Shfuqizim ose ndryshim i ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kërkesa nr.2: Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla

Kërkesa nr.3: Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen që ju duhet krerëve të UCK dhe kombit tonë

Kërkesa nr.4: Angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër