Guterres paralajmëron shtetet anëtare për kolaps financiar të OKB, sa detyrohet Maqedonia e Veriut?

Nga admin
444 e lexuar

Nju Jork, 31 janar – Për shkak të mungesës së pagesave nga ish-donatori më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar për kolaps të menjëhershëm financiar të OKB-së.

Sipas një letre të Guterres, drejtuar 193 shteteve anëtare, thuhet se situata financiare e organizatës po përkeqësohet shpejt, dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje, atëherë fondet për buxhetin e rregullt mund të mbarojnë në korrik.

Guterres i kërkoi të gjitha shteteve anëtare që ose të paguajnë në kohë ose të reformojnë rregullat e financimit të OKB-së.

Vetëm SHBA-ja aktualisht i detyrohet Kombeve të Bashkuara disa miliarda dollarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër