Hamza për presidentin: Jemi në rrethana të reja, qëndrimet i ndërrojmë dhe i përshtatim në bazë të tyre

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se vendi është në rrethana të reja, që nuk ka të bëjë veç me te kaluarën, kur u pyet mbi çështjen e presidentit.

Ai në një deklaratë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, deklaroi se në bazë të këtyre rrethanave, kjo parti i ndërron dhe përshtat qëndrimet e tyre.

“Jemi në rrethana të reja. Jemi në rrethana të reja, jemi në gjendje të re, një gjendje që nuk ka të bëjë veç me të kaluarën, nuk ka të bëjë me individë, ka të bëjë me shtetin dhe ka të bëjë me të ardhmen e shtetit. Dhe mbi bazën e këtyre rrethanave të reja ne normalisht se i ndërrojmë edhe i përshtatim edhe qëndrimet tona për çështje të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen dhe me stabilitetin e shtetit”, tha Hamza.

Hamza u shpreh se është gati për takime me liderët e partive politike.

“Nuk muj me folë mbi hipotetike, para se me ardhë kjo temë. Unë jam taku dhe jam i gatshëm me u taku, jam taku me kryetarët e tri partive politike, edhe me zotin Kurti, edhe me zotin Abdixhiku, edhe me zotin Gjini, jam në komunikim dhe është krejt normale që për tema kaq të rëndësishme, sfiduese e kaq të rëndësishme për vendin që të ketë takime”, u shpreh Hamza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër