I dyshuari kryesor për vrasjen në Duqanxhik u arrestua në Kosovë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator Zhurnal.mk – Alsat mëson ekskluzivisht se policia sot ka arrestuar Rami Kuçin i dyshuari i parë për vrasjen e 26 vjeçarit A.M. në mbrëmjen e 6 shtatorit në Duqanxhik të Shkupit. I dyshuari i dytë mbetet akoma i pakapshëm.

Më 6 shtator Kuçi në shoqëri të I.S. gjuajtën breshëri mplumbash në drejtim të disa personave. Nga gjuajtja mbeti i vrarë një person ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Në një sulm të armatosur që ndodhi mbrëmjen e vonshme të 6 shtatorit në bulevardin “Nikolla Karev”, përkatësisht në Rrugën e Plastikave në Shkup, u vra një 26-vjeçar. Sulmuesit qëlluan nga motori dhe u larguan në drejtim të panjohur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër