Hamza pret ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga D. V.
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e PDK-së Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, Hamza bëri të ditur se me ambasadorin britanik zhvilloi një bisedë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.

Sipas Hamzës, PDK e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët tanë dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit”, ka theksuar Hamza pas takimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër