KQZ konfirmon se është përmbushur kushti ligjor për procedimin e Nismës Legjislative Qytetare të IKD-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se është përmbushur kushti ligjor prej së paku 10 mijë nënshkrimesh për procedimin e Nismës Legjislative Qytetare të IKD-së.

Me këtë, IKD thekson se u konfirmua vullneti i qytetarëve për ndryshimet në Kodin Penal!

“Nisma tashmë i është përcjellë Qeverisë për mendim ligjor. Pas kësaj faze, ajo do të procedohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim sipas procedurës parlamentare. Faleminderit të gjithë qytetarëve që e mbështetën këtë nismë!”, thuhet në njoftimin e IKD-së

artikuj të ndërlidhura