​Hamza takohet me drejtuesit e OVL-UÇK-së: Më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” të gjithë bashkë kundër padrejtësisë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza u takua me drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Hamza njoftoi se biseduan për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë.

“Ne folëm për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën tonë dhe të vlerave për të cilat u sakrifikuan breza të tërë. Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë. Më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, do të jemi bashkë me veteranët, studentët dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë. Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, shkroi në Facebook, Hamza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër