Filipçe para senatorëve francezë: Koha po kalon, e ardhmja evropiane vihet në pikëpyetje

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Në takimin e sotëm me delegacionin nga Senati i Republikës së Francës, kryetari i LSDM‑së, dr. Venko Filipçe, shprehu shqetësim serioz për rrugën eurointegruese të Maqedonisë dhe për mënyrën se si Qeveria e udhëheq procesin. Filipçe theksoi se politikat e këqija të Qeverisë në disa fusha kyçe tashmë janë të evidentuara edhe në raportet e Komisionit Evropian, veçanërisht në pjesën e sundimit të ligjit, gjyqësorit dhe pluralizmit mediatik.

“Jam personalisht shumë i shqetësuar për rrugën eurointegruese të vendit dhe për performancën që kjo Qeveri ka pasur në periudhën e kaluar në disa fusha. Dhe kjo është performancë për të cilën institucionet evropiane kanë dhënë vërejtje, janë futur vërejtje në raportet e Komisionit Evropian në disa fusha të rëndësishme”, tha Filipçe.

Ai theksoi se veçanërisht shqetëson gjendja me sundimin e ligjit, sidomos në lidhje me ndërhyrjen publike dhe presionin ndaj gjyqësorit dhe prokurorisë nga ana e kryeministrit.

“Në sferën e sundimit të ligjit, jemi dëshmitarë të kritikës publike që mendoj se është e papranueshme nga ana e kryeministrit, thirrje ndaj disa gjyqtarëve, prokurorëve e kështu me radhë. Më tej, buxheti i pamjaftueshëm që ndahet për gjyqësorin, mendoj se është diçka që nuk duhet të jetë kështu, sepse buxhetimi i duhur sipas standardeve evropiane është një nga hapat që duhet ta forcojë sistemin, sidomos në këtë situatë të keqe me besimin në gjyqësor”, tha Filipçe.

Në fjalimin e tij, Filipçe u ndal edhe te vërejtjet serioze që ekzistojnë në pjesën e pluralizmit mediatik, për të cilat Komisioni Evropian tashmë ka evidentuar presione dhe probleme, ndërsa shqetësim shtesë paraqet edhe hyrja e mediave të huaja dhe mënyra se si ato marrin leje për të funksionuar në vend.

“Presioni ndaj mediave, diçka që është gjithashtu e evidentuar në pjesën e pluralizmit mediatik në faqet 4‑5 të raportit të Komisionit Evropian dhe disa deformime të cilave u kemi qenë dëshmitarë në periudhën e kaluar. Në vendin tonë, rreth 40% e mediave janë në pronësi të njerëzve të afërt me ish‑kryeministrin Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë. Televizion, portale e kështu me radhë. Ndërkohë, në periudhën e fundit jemi dëshmitarë të presionit të madh dhe hyrjes së mediave serbe në vend dhe kjo në mënyrë, do të thosha, të paligjshme, sepse ekzistojnë kanale që vijnë përmes Telekomit serb dhe që kanë marrë licencë të paligjshme nga rregullatori i pavarur”, tha Filipçe.

Filipçe paralajmëroi se koha po kalon dhe se Maqedonia rrezikon të mbetet jashtë proceseve që tashmë po hapen për vende të tjera.

“Nëse kjo Qeveri siguron kushte më të mira në negociata ose garanci që në të ardhmen nuk do të bllokohemi përsëri në rrugën eurointegruese, ne do ta mbështesim. Por shtrohet pyetja çfarë nëse nuk ka dhe nuk sigurohen garanci, dhe deri kur do të përpiqen të sigurojnë ndonjë garanci, sepse koha po kalon”, tha Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër