Hamza zotohet se nuk do të faturohet tatimi në pagën deri në 400 euro

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza është zotuar se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë do të të largohet tatimi në pagë për pagat 400 euro.

 “Unë e di që kostoja e jetesës është rritur dhe familjet tuaja e ndjen këtë  barrë çdo muaj. Paga juaj reale zvogëlohet nga tatimet, ndërsa çmimet vetëm sa shkojnë e rriten. Prandaj, si pjesë e zotimeve të mia kryesore, unë do ta ul takimin për paga në mënyrë që secili punëtorë të marrë më shumë para në fund të muajt. Pagat deri në 400 euro nuk do të tatohen fare, pagat nga 400 deri në 800 euro do të tatohen me 8 për qind, ndërsa paga mbi 800 euro do të tatohen me 10 për qind. Kjo do të thotë më shumë para dhe mirëqenie për familjet tuaj. Me mua kryeministër puna do të shpërblehet më shumë”, ka thënë Hamza në një video mesazh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More