Hapet afati për shujtën studentore, do të zgjasë pesë ditë

Nga D. V.
503 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Studentët e Maqedonisë kanë mundësi të aplikojnë për shujta studentore të subvencioneve brenda një periudhe prej pesë ditësh. Ata që e kanë humbur këtë të drejtë, por mendojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë sërish.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se afati për aplikim për vitin akademik 2025/2026 është nga 1 deri më 5 prill 2026. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike përmes platformës: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike me të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e studimeve pasdiplomike dhe atyre të integruara, në universitetet publike dhe private në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër