Prokuroria kërkon paraburgim për 33-vjeçarin nga Gostivari, dyshohet se ka vrarë babanë e tij

Nga D. V.
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 1 prill, Zhurnal.mk – Prokuroria kërkon paraburgim për 33-vjeçarin nga Gostivari, i cili dyshohet se ka vrarë babanë e tij, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se rasti u zbulua pas denoncimit të një qytetari me një numër nga një vend i huaj.

“Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dutlok të Gostivarit, ku 33-vjeçari, gjatë një konflikti familjar në shtëpi, me vetëdije e ka privuar nga jeta babanë e tij. Sipas njoftimit të Prokurorisë, konflikti ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme midis tyre, pas të cilave i dyshuari e ka sulmuar fizikisht babanë, duke e goditur me duar dhe me objekte të forta metalike, duke i shkaktuar lëndime të rënda që kanë sjellë vdekjen e tij. Pas ngjarjes, i dyshuari ka tentuar të fshijë gjurmët, e ka larë dhe e ka përgatitur trupin për varrim. Megjithatë, rasti u zbulua përmes një njoftimi anonim nga një telefon i huaj, dhe menjëherë në vendngjarje ka dalë policia, ndërsa hetimin e ka kryer edhe prokurori publik dhe është urdhëruar obduksioni”, shtojnë nga Prokuroria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër