Hapet edicioni i tretë i Panairit të Librit “Shtimja 2026”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Në Shtime është hapur edicioni i tretë i Panairit të Librit “Shtimja 2026”, aktivitet i organizuar në kuadër të “Ditëve të Bashkatdhetarëve”, ku po prezantohen botime të reja nga shtëpi të ndryshme botuese.

Sipas njoftimit të Komunës së Shtimes, panairin e vizitoi edhe nënkryetari i komunës, Adnan Ademi, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti kulturor dhe rolin e librit në promovimin e dijes dhe kulturës.

Gjatë vizitës, Ademi u takua me përfaqësues të shtëpive botuese dhe i falënderoi ata për kontributin në pasurimin e jetës kulturore në komunë.

Panairi do të vazhdojë edhe nesër, nga ora 10:00, në Sheshin “Ahmet Shtimja”, ku qytetarët dhe dashamirët e librit do të kenë mundësi të njihen me titujt më të rinj të botimeve.

artikuj të ndërlidhura