Zelensky shkarkon ambasadoren në SHBA

Nga Xh M
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 3 gusht ZHurnal.mk – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të hënën ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna – vendim që ishte pritur pas riorganizimit të Qeverisë ukrainase muajin e kaluar.

Shkarkimi, që u bë i ditur përmes një dekreti, ndodhi megjithatë në një kohë kur Kievi po ushtron presion të madh ndaj Uashingtonit për të siguruar më shumë raketa të mbrojtjes ajrore Patriot, me qëllim që të ndalë sulmet ruse.

Në një postim në Facebook, ku publikoi edhe një letër me kërkesën për t’u liruar nga detyrat e saj, Stefanishyna tha se vendimi ishte i saji dhe se ishte “i nxitur nga rrethanat personale”.

Ajo e cilësoi detyrën e saj në Uashington si “nderin më të madh” të jetës së saj.

“Ne rritëm furnizimin me armë amerikane dhe ruajtëm mbështetjen pikërisht në kohën kur klima politike në Uashington po ndryshonte kundër nesh”, shtoi ajo.

Stefanishyna, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Drejtësisë, u emërua ambasadore në Uashington në korrik të vitit të kaluar.

Ky post është kyç për Ukrainën, e cila varet nga dërgesat e armëve amerikane dhe këmbimi i inteligjencës në konfliktin kundër Rusisë.

Raportet mes Zelenskyt dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, kanë qenë të tensionuara dhe, herë pas here, të trazuara.

Megjithatë, presidenti republikan kohët e fundit ka shfaqur një qasje më inkurajuese ndaj udhëheqësit ukrainas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër