Hapet për qarkullim segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit

Nga D. V.
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 prill, Zhurnal.mk – Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit është hapur tashmë plotësisht për qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Ei Rama, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi inspektoi sot këtë segment rrugor, i cili ka kaluar tashmë në një autostradë të Kategorisë A.

Ministri Karakaçi informoi se në këtë segment janë shtuar tashmë edhe dy korsi të tjera, ndërsa është kontraktuar edhe vijimi i fazës së tretë që fillon nga mbikalimi i Rinasit dhe shkon deri te mbikalimi i Laknasit.

Ndërkohë, Karakaçi theksoi se së shpejti do të nisë puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier. Në javët në vijim pritet po ashtu edhe dalja e fituesit të garës për segmentin Milot-Balldren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër