Haradinaj ngushëllon familjen Merlaku për ndarjen nga jeta të nënës Xhyle

Nga D V
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 gusht, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Merlaku pas ndarjes nga jeta të nënës Xhyle, nënës së mikut të tij, Rasim Merlaku.

Haradinaj ka bërë të ditur se së bashku me familjarët dhe miqtë ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit.

“Së bashku me familjen Merlaku dhe shumë miq, në lamtumirën e fundit për nënën Xhyle, nënën e mikut tonë, Rasim Merlaku.

Ngushëllime të sinqerta familjes Merlaku dhe miqve!

U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër