Fadil Zendeli e fillon mandatin si Ambasador i Maqedonisë në Danimark

Nga D V
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Danimarkës, Fadil Zendeli, më 26 gusht 2026 ka dorëzuar letrat kredenciale te Mbreti Frederik X i Danimarkës.

Ceremonia solemne u zhvillua në Pallatin Christiansborg në Kopenhagë, ndërsa pas dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Zendeli zhvilloi një takim me Mbretin Frederik X. Në takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e ambasadorit, Shkendije Zendeli.

Sipas Zendelit, gjatë takimit u diskutua për gjendjen dhe perspektivat e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës, si dhe për gatishmërinë për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
Gjithashtu, gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në fusha me interes dhe prioritete të përbashkëta.

Zendeli e cilësoi takimin me Mbretin Frederik X si një mundësi për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër