Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të dalin masovikisht në votime

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe vendbanimet e tjera shqiptare në Serbi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë e përfaqësimit sa më të madh të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, duke përmendur diskriminimin dhe padrejtësitë me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në këtë shtet.

“Përballë diskriminimit dhe padrejtësive nga shteti serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje Të bashkuar në një listë të përbashkët, votoni “Koalicionin Shqiptar”, me nr. 17, për një zë më të fuqishëm të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë!”, ka shkruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër