Hasani: Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes s’mund të ndryshohet

Nga Xh M
161 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 prill Zhurnal.mk – Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, nismës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk u procedua për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme nuk e miratoi dje projektligjin për marrëveshjen e nënshkruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani më 22 janar, pasi Lëvizja Vetëvendosje pati vërejtje për nenin 2 të projektligjit dhe kërkoi që ai të ndryshohet.

Lidhur me këtë profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, deklaroi se kjo nuk mund të bëhet “asnjëherë”, duke e quajtur sjelljen e deputetëve të LVV-së në komisionin parlamentar “papjekuri totale”.

“Kjo është papjekuri totale. Deputetët duhet të pyesin departamentin ligjor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nëse nuk dinë, dhe ata do t’u tregojnë standardet ndërkombëtare se kur dhe si mund të ndryshohet një traktat i nënshkruar nga shefi i shtetit, shefi i qeverisë dhe ministri i jashtëm, por që nuk ka kaluar procedurën e ratifikimit në Kuvend. Kuvendi mund të ndryshojë njëanshëm ligjet e veta, por jo edhe zotimet ndërkombëtare të Kosovës. Në rastin konkret bëhet fjalë për Kartën e Bordit të Paqes, e cila ka statusin e traktatit ose marrëveshjes ndërkombëtare sipas nenit 18.1 të Kushtetutës së Kosovës, që ka të bëjë me aleancat, si dhe çështjet politike dhe ushtarake” tha Hasani per exspress.

Ai tutje ka shtuar se, “Kosova duhet ta sqarojë me palën amerikane nëse synon daljen nga zotimi për anëtarësim në Bordin e Paqes. Anëtarësimi në Bordin e Paqes nuk mund të bëhet ndaras nga pranimi i plotë i secilës dispozitë të Kartës së Bordit të Paqes”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër