Haxhiu merr rolin e përkohshëm të Presidentes, pritet me lule nga stafi

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 prill Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka nisur sot detyrën e re si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës.

Ajo falënderoi stafin e Presidencës për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën pozitive gjatë mëngjesit të sotëm.

“Faleminderit stafit të Presidencës për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën e këndshme në mëngjesin e sotëm,” shkroi Haxhiu në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Vjosa Osmani e ka dorëzuar të shtunën detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit.

Në një ceremoni zyrtare në Presidencë, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është bërë zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes.

Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së të parës së vendit deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër