Haxhiu pret në takim Shefin e EULEX-it, diskutojnë për zhvillimet në vend

Nga D. V.
312 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 mars, Zhurnal.mk  – Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mirëpriti Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër