Haxhiu udhëton në Sofje për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Nga D. V.
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 qershor, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Samiti mbledh udhëheqësit e vendeve të Evropës Juglindore për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, sigurinë, lidhshmërinë, integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Në këtë samit, U.D. Presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për bashkëpunim rajonal të barabartë, trajtim të drejtë në procesin e integrimit evropian, si dhe forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër