Mot i kthjellët me temperatura deri në 34 gradë Celsius

Nga D. V.
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 qershor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore nën lindje si dhe në malësitë e zonës së jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 20/32 Diell re
Kukës 18/31 Diell re shi
Lezhë 20/32 Diell re
Dibër 15/31 Diell re shi
Durrës 19/32 Diell re
Tiranë 21/33 Diell re
Elbasan 20/33 Diell re
Berat 17/33 Diell re
Vlorë 21/30 Diell re
Korçë 14/30 Diell re shi
Gjirokastër 15/34 Diell re shi
Sarandë 20/31 Diell re

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër