Hedh kunja në mënyrë indirekte për Xhensilën, motra e Besit për partneren e tij të re: Paskam pritur 33 vite për të

Nga D. V.
815 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas konfirmimit të lidhjes së re të Bes Kallakut me Ejonën, vëmendja është përqendruar edhe te reagimet e familjarëve të tij.

Një nga komentet që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë ai i motrës së aktorit, Ana Kallaku, e cila ka folur me shumë dashuri për partneren e re të vëllait.

E pyetur për raportin që ka me Ejonën, Ana u shpreh: “Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë”.

 Foto: Instagram

Tutje teksa iu përgjigj një ndjekësi shtoi: “Paskam pritur 33 vite për të”.

Deklarata u komentua gjerësisht në rrjet, pasi shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh indirekt për ish-bashkëshorten e Besit, Xhensila Myrtezaj.

Duke qenë se Ana është 33 vjeçe, fraza u kuptua nga publiku si një mënyrë për të thënë se Ejona është personi që familja e ka pritur prej kohësh.

E njëjta në një formë hedh poshtë kohën e kaluar me Xhensilën, duke qenë se Besi ka qenë për shumë vite me të e ka dy fëmijë.

 Foto: Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër