“Heshtja nuk të mbrojti, të demaskoi”, Deliu me akuza ndaj Gërvallës pas vendimit në Hagë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për heshtjen e saj pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Deliu ka akuzuar Gërvallën se për vite me radhë ka kritikuar dhe akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndërsa tani sipas saj nuk ka reaguar për dënimet e tyre.

“Pikërisht kur udhëheqësit e UÇK-së morën dënime drakonike, ministrja e Drejtësisë mbeti pa zë”, ka shkruar Deliu, duke kërkuar nga Gërvalla të dalë para qytetarëve dhe të tregojë qëndrimin e saj për aktgjykimin.

Deliu e ka përmbyllur reagimin me kritika të drejtpërdrejta ndaj ministres, duke shkruar se “heshtja nuk të mbrojti, nuk të fshehu, të demaskoi”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër