Hetimet për 21 janarin, SPAK thërret Berishën

nga L. M

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur në SPAK lidhur me hetimet për 21 janarin.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Berisha është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të premten në orën 10:00.

Më herët, më 30 tetor në SPAK u paraqit ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili për mediat tha se ishte thirrur nga Struktura e Posaçe si person në dijeni për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues.

Më 21 Janar të vitit 2011, Lulzim Basha ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm. Në korrik të vitit të kaluar SPAK njoftoi se kishte regjistruar zyrtarisht procedimin penal për vrasjen e katër protestuesve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Sipas njoftimit të SPAK, janë regjistruar hetimet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim”, “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bashkëpunim.

Hetimi ka për qëllim të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Vendimi i Gjykatës së Lartë ka theksuar detyrimin e SPAK për të hetuar përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe të tjerëve lidhur me vrasjen e katër personave të pafajshëm në bulevard, ngjarje për të cilën deri më tani nuk është verifikuar roli i drejtuesve shtetërorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More