Hiqet tabela me emrin e Zoran Gjingjiqit, që u vendos dje në një rrugë në Mitrovicën e Veriut

Nga D. V.
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 04 qershor, Zhurnal.mk – Tabela me emrin e Zoran Gjingjiqit, e cila u vendos dje në veri të Mitrovicës pranë tabelës “Isa Boletini”, është zhvendosur këtë mëngjes nga vendi i saj në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit.

Tabelat me emrat e rinj të rrugëve, sipas emrave të Boletinit dhe Gjingjiqit, u vendosën dje nga Ministrja e Planifikimit Hapësinor në mandatin teknik, Fitore Pacolli, duke deklaruar se emrat e rinj u zgjodhën në bashkëpunim me administratën e mëparshme në Mitrovicën e Veriut.

Ndërsa sot, siç raporton mediumi në gjuhën serbe Kosovo-online, tabela me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë nuk gjendet aty ku ishte vendosur dje.

Nuk dihet se kush e ka hequr tabelën.

Komuna e Mitrovicës Veriore reagoi dje emërtimet e reja, duke deklaruar se vendosja e tabelave me emrat e rinj të rrugëve nuk ishte njoftuar ose koordinuar me përfaqësuesit ligjorë dhe legjitimë komunalë dhe se veprimi u krye për qëllim të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, i mbuloi tabelat me një copë leckë, duke deklaruar se vendimi për emërtimin e rrugëve ishte i paligjshëm.

Ndërkohë, në jug të Kosovës pati reagime të shumta kundër vendosjes së emrit të Gjingjiqit në rrugët e Mitrovicës së Veriut

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër