Historike për FSK-në, kadeti i QSU-së nis studimet me bursë në SHBA

Nga D V
272 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare (QSU), një kadet i kësaj qendre ka nisur studimet semestrale në Universitetin Norwich në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi.

Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila e ka cilësuar këtë arritje si një moment të rëndësishëm për avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve.

“Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare (QSU), një kadet i QSU-së po fillon studimet semestrale në Universitetin Norwich, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas FSK-së, kjo arritje dëshmon përkushtimin për zhvillimin e vazhdueshëm të edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve, duke krijuar mundësi për studime dhe përvoja ndërkombëtare.

FSK-ja ka vlerësuar gjithashtu vizionin e Komandantit të FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari, dhe Komandantit të QSU-së, major Budeci, për avancimin e shkollimit ushtarak dhe zhvillimin profesional të kadetëve.

“Kjo mundësi është më shumë se një përvojë individuale akademike”, thuhet më tej në njoftim, duke nënvizuar rëndësinë e saj për krijimin e mundësive të reja për edukim dhe përvojë akademike ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër