Hoti: Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar nga ai thëngjill, sa të padijshëm e të mbrapshtë

Nga D V
314 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se eksporti i thëngjillit tregon varfërinë ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim nga qeveritarët, të cilët i cilësoi “të padijshëm” dhe “të mbrapshtë”.

Ish-kryeministri shkroi në një postim se “pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tash krenohet me eksportin e thëngjillit. E në anën tjetër, importon enegjinë e prodhuar nga ai thëngjill”.

“Dhe kjo ndodh pas 6 vitesh të LVV-së në krye të qeverisë, gjatë të cilave vite asnjë kapacitet i ri energjetik stabil nuk është ndërtuar, as me thëngjill e as me gaz. Ky na qenka “tranzicioni energjetik” i Kosovës nën udhëheqjen e VV-së”, shkroi ai.

“Kushdo që merr vesh në ekonomi, e di se vendi që eksporton lëndë të parë dhe importon produktin e gatshëm të prodhuar plotësisht nga ajo lëndë e parë, siç është rasti konkret, tregon varfërinë e vet ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim. Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë”, shtoi Hoti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër