Hoxha me homologen bullgare: Zgjerim i bashkëpunimit në energji dhe infrastrukturë

Nga D. V.
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 qershor, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Sofje të Bullgarisë, ku në kuadër të mbylljes së Presidencës së Bullgarisë në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore për periudhën 2025–2026, do të zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në SEECP-së.

Paraditen e sotme, Hoxha është pritur në një takim dypalësh nga ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, takim që rikonfirmoi partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Në një postim në X pas takimit, Hoxha theksoi se “diskutimet tona nxorën në pah rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në sektorë kyç si energjia, infrastruktura dhe ndërlidhja strategjike”.

“Në këtë kontekst, nënvizuam rëndësinë e Korridorit VIII, si një lidhje me rëndësi jetike midis rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të konsiderueshëm për të rritur tregtinë, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Evropën Juglindore”, shkruan Hoxha.

Ministri i Jashtëm shtoi se Shqipëria vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin tonë të anëtarësimit në BE dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një politikë të besueshme zgjerimi.

Sipas Hoxhës, gjatë diskutimeve u theksua roli i rëndësishëm i minoriteteve kombëtare në vendet tona respektive përkatëse, si ura miqësie dhe bashkëpunimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër