Hoxha në Forumin Ekonomik të Delfit, në fokus zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor

Nga D. V.
116 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 prill, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit.

Fillimisht, ai do t’i bashkohet Ministerialit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian, i organizuar nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, në një moment kyç për procesin e integrimit evropian të rajonit.

Ky takim synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe të forcojë bashkëpunimin politik, duke hedhur bazat për përparim të mëtejshëm në prag të Presidencës greke të Këshillit të BE-së.

Diskutimet pritet të fokusohen në prioritetet e përbashkëta, përfshirë forcimin e sigurisë energjetike dhe ndërlidhjes rajonale, si dhe avancimin e integrimit në sektorët e transportit dhe teknologjisë digjitale.

Gjatë qëndrimit në Delfi, Hoxha do të zhvillojë gjithashtu një takim me homologun e tij grek, George Gerapetritis.

Ministri do të marrë pjesë edhe në disa panele diskutimi që trajtojnë prioritetet dhe sfidat aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Së bashku me homologët e rajonit dhe pjesëmarrës të tjerë, ai do të diskutojë mbi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor për një Evropë më të sigurt dhe më të fortë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër