Hoxha: Po i zgjidhim në mënyrë të përhershme nevojat infrastrukturore të banorëve të Sarajit

Nga D. V.
1,356 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shkurt – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në fillimin e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik për banorët e fshatit Llaskarcë në komunën e Sarajit.

“Po bëjmë një kthesë në mënyrën se si e trajtojmë gjendjen në terren. Qëllimi është t’i zgjidhim në mënyrë të përhershme problemet infrastrukturore”, deklaroi Hoxha.

Investimi në Llaskarcë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik kap vlerën prej 85 milionë denarësh, mjete të siguruara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është pjesë e një pakete më të gjerë projektesh me të cilat në mënyrë sistematike po zgjidhen problemet shumëvjeçare të qytetarëve në komunën e Sarajit.

Siç njofton MMJPH-së, së shpejti do të fillojë edhe rregullimi i Lumit të thatë, me çka do të sigurohet një zgjidhje e përhershme për uljen e rrezikut nga përmbytjet në vendbanimet e kësaj komune. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër