Hoxha takon Ademin: Maqedonia e Veriut, thekson rëndësinë e të drejtave gjuhësore

Nga D. V.
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim studentin Mevlan Ademi nga Maqedonia e Veriut, me të cilin zhvilloi një bisedë mbi të drejtat gjuhësore dhe angazhimin qytetar të të rinjve.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit dëgjoi kërkesat e studentëve, të cilët janë përfshirë në manifestime paqësore në vendin fqinj, lidhur me respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e gjuhës amtare.

Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të qartë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si themel të barazisë dhe të funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri multietnike.

Sipas ministrit, dëgjimi i zërit të rinisë dhe përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse përbën një element thelbësor të demokracisë, ndërsa angazhimi qytetar duhet të përkthehet në politika konkrete që garantojnë barazi dhe standarde evropiane.

Hoxha nënvizoi se mbështetja për këto vlera është e rëndësishme për forcimin e institucioneve demokratike dhe për të ardhmen evropiane të rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër